Kili prezanton Sanchezin si lojtar të Bayern Munich

Kili prezanton Sanchezin si lojtar të Bayern Munich

Tifozët e Arsenal-it do të ishin shqetësuar, hutuar e ndoshta edhe zemëruar nëse do të kishin parë postimin në Tëitter të skuadrës së Kilit mbrëmjen e së martës.

Skuadra e Juan Antonio Pizzi-t do të përballet me Gjermaninë, Australinë dhe Kamerunin në Kupën e Konfederatave e cila do të zhvillohet në Rusi muajin tjetër.

Ndërkohë që në formacionin zyrtar të publikuar në Tëitter kombëtarja e Kilit e prezantoi Alexis Sanchez si një lojtar të Bayern Munich. Një veprim të cilin e kanë korigjuar më pas.

Sanchez është përfolur kohët e fundit për një lëvizje rreth 50 milionë stërlina tek Bayern Munich-u, me Manchester City-n dhe Paris Saint Germain gjithashtu të interesuar për të blerë shërbimet e sulmuesit, shkruan Telesport.al.

Kontratës afatgjatë të lojtarit 28-vjeçar me Arsenal-in i ka mbetur edhe një vit, ndërkohë që “Topçinjtë” i kanë ofruar rreth 250,000 sterlina në javë. Por kjo shifër është rreth 100.000 sterlina më pak se sa Sanchez-i do të dëshironte të merrte në shtëpi çdo javë, ndaj kiliani ka kërcënuar se do të shpjerë dy qentë e tij të dashur Atom dhe Humbr në kullota të reja./Insajderi.com