Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka mbikëqyrur provën e fundit të raketahedhësit të ri shumë gypash”, ka lajmëruar agjencia KCNA.
Agjencia e lajmeve e Koresë Veriore ka lajmëruar se bëhet fjalë për tipin e ri të raketahedhësit dhe ka publikuar se Kim ka shprehur kënaqësi me atë çfarë është arritur.
Koreja Veriore ka lëshuar dje një “raketë të paidentifikuar”, ditën e festës së madhe në SHBA, në Ditën e Falënderimeve, ka kumtuar ushtria koreanojugore.
Mediet në Japoni kanë lajmëruar dje se bëhet fjalë për dy raketa balistike të shkrepur nga bregu lindor i Koresë Veriore.
Koreja Veriore ka vendosur ta bëjë këtë provë kur negociatat nukleare në mes të Phenianit dhe Uashingtonit janë në rrugë qorre./Insajderi.com.