fbpx

Kim Jong Un personalisht e ka udhëhequr provën e lëshuesit të shumëfishtë të raketave

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka mbikëqyrur testimin e ri të lëshuesit të shumëfishtë të raketave me dimensione të mëdha, kanë lajmëruar mediet zyrtare të Koresë Jugore.

Kim Jong Un personalisht e ka udhëhequr provën e lëshuesit të shumëfishtë të raketave

Ushtria koreanojugore ka pretenduar se Koreja Veriore përsëri i ka lëshuar raketat të martën në mëngjes nga pjesa qendrore e vendit.

Raketat kanë fluturuar rreth 330 kilometra para se kanë rënë në Detin e Japonisë.

Agjencia koreanoveriore KCNA ka lajmëruar se Kim Jong Un personalisht e ka udhëhequr këtë provë qëllimi i të cilës ishte që matet koha e veprimit të lëshuesit të raketave. Agjencia ka pretenduar se parashihet së paku edhe një testim.

Prova e djeshme është kryer disa orë pasi pushteti koreanoverior ka pretenduar se është i gatshëm t’i përtërijë negociatat me SHBA, të cilat gjenden në pikën zero qysh prej shkurtit./Insajderi.com.