Kim Jong Un solemnisht hap një qytet të ri

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka bërë hapjen e qytetit të ri Samxhijon në kufi të Koresë Veriore, kanë lajmëruar mediet shtetërore.

Kim Jong Un solemnisht hap një qytet të ri

Qyteti është vendosur në afërsi të malit Paektu i cii sipas legjendës konsiderohet si djep i kombit korean.

Pheniani ka investuar shuma të mëdha për projektin e rindërtimit të qytetit, i cli ende nuk ka përfunduar.

Samxhijon është kryeqyteti i një qarku në kufi me Kinën dhe sipas propagandës së Koresë Veriore vendlindja e Kim Jong Il-it, babait të Kim Jong Un-it.

Përveç muzeut të dedikuar për aktivitete revolucionare dhe stadiumit për ushtrimin e sporteve dimërore, në këtë projekt janë përfshirë edhe linja e re hekurudhore, 10.000 njësi banimi dhe fabrika për përpunimin e boronicave dhe patateve të cilat janë burime më të rëndësishme në këtë pjesë të Koresë Veriore.

Kim disa herë i ka vizituar ndërtimet, dhe kohë më parë është publikuar fotografia e tij mbi një kalë të bardhë, në maje të malit Paektu./Insajderi.com.