Kim Jong Un thotë se s’do ketë më luftë “mbi këtë tokë”, falë armëve bërthamore të Koresë Veriore

Kim Jong Un thotë se s’do ketë më luftë “mbi këtë tokë”, falë armëve bërthamore të Koresë Veriore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se shumë shpejt vendi i tij nuk do të ketë nevojë të bëjë luftëra, sepse arsenali nuklear do t’ia garantojë sigurinë, njoftojnë mediat në Korenë e Veriut, shkruan CNN, njofton Insajderi.

“Me sistemin tonë nuklear efektiv të vetë-mbrojtjes, nuk do të ketë më luftëra mbi ketë tokë, dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të jenë të përhershme”, ka thënë Kim në një fjalim, ka njoftuar Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut.

Kim, në fjalimin e tij, vazhdoi duke thënë se armët e tyre nukleare do t’ia mundësojnë Koresë Veriore ta mbrojë veten kundrejt çdo presioni dhe kërcënimi ushtarak nga forcat armike.

Ky fjalim i Kim erdhi në ditën më të rëndësishme për kombin koreanoverior, në ditën që ata i referohen si “Fitorja e popullit korean në luftën e madhe për çlirimin e atdheut”./Insajderi.com.