Kim Kardashian është gati të nënshkruajë divorcin nga Kanye West

Kim Kardashian është gati të nënshkruajë divorcin nga Kanye West
Burimi i fotografisë: Dimitrios Kambouris + Getty Images

Pas gati shtatë vjet, martesës së Kim Kardashian dhe Kanye West, duket se shumë shpejt po i vjen fundi.

Sipas disa burimeve për revistën PEOPLE, Kardashian është gati të nis procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj me të cilin u martuar në maj të vitit 2014.

“Kanye e di se ajo ka hequr dorë. Ka duruar mjaft dhe i ka thënë se ka nevojë për pak hapësirë që të kuptojë të ardhmen e saj”, thotë një burim për revistën. Po i njëri burim shtoi se edhe ai po bëhet gati për procesin ligjor por nuk ka një datë të caktuar se kur do të nisë.

“Ai është mirë. Është i trishtuar por mirë. E di se e pashmangshmja do të ndodhte, dhe e di se do të ndodhë shpejt”.

Sa i përket çështjes së kohës se kur Kardashian – e cila po punon me avokaten më në zë të divorceve, Laura Wasser – do të nisë procesion ligjor, një burim thotë se do të ndodhë eventualisht ndonëse ajo po i bën pak bisht.

Gjithashtu të martën, Page Six raportoi që të dy ishin në bisedime për një zgjidhje dhe se divorci është i pashmangshëm. /Insajderi.com