Kim Kardashian ndan disa foto të dasmës me Kanye West – por ai nuk shihet në asnjërën

Kim Kardashian ndan disa foto të dasmës me Kanye West – por ai nuk shihet në asnjërën

Kim Kardashian së fundmi ka ndarë disa foto nga dasma me Kanye West në vitin 2014 – por dhëndri mungon në fotot e shkrepura që ajo ndau, njofton Insajderi.

Në media raportohet se martesa mes Kim dhe reperit të famshëm po kalon nëpër një periudhë të vështirë, madje edhe se Kanye dëshiron që të divorcohet nga ajo.

Mirëpo Kim, 39 vjeçare nuk ka reaguar ende për asnjë nga këto raportime duke ndarë disa foto nga dasma me reperin në Florence të ltalisë.

Në fakt fotografitë e ndara ishin më shumë një dedikim dhe urim për ditëlindjen e stilistit që i dizajnoi fustanin e dasmës, Riccardo Tisci.

Fotot paraqisnin Kim Kardashian teksa bëhej gati për ditën e saj të madhe, e njëra nga fotot e paraqet atë krah stilistit. /Insajderi.com