Kim Kardashian përlotet pas takimit me Kanye West

Kim Kardashian përlotet pas takimit me Kanye West

Kim Kardashian është takuar me burrin e saj Kanye, pas fluturimit në Wyoming ku është fotografuar duke dënesur, pas një bashkëbisedimi intensive me reperin problematik.

Kim dukej shumë e shqetësuar dhe qau gjatë bisedës me burrin e saj, pas gjithë atyre akuzave të tij gjatë javëve të kaluara, mes të cilave ai e akuzoi edhe për aferë me reperin Meek Mill, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Është hera e parë që të dy u fotografuan së bashku, që nga fillimi i kampanjës së tij që në fakt përfundoi më shumë si kampanjë mllefi e reperit në Twitter.

Kim dhe Kanye kaluan disa momente së bashku në makinë, ku edhe biseduan ndërkohë që Kim qante.

Një burim i afërt ka thënë për People Magazine, se: “Ajo është shumë e emocionuar dhe e lodhur. Ndihet e lënduar nga Kanye. Ajo po tenton të komunikojë me Kanye, ndërsa ai po e injoron. Ajo nuk do të e lejojë këtë gjë më.”/Insajderi.com