Kim Kardashian rikthehet në Instagram – një detaj dëshmon se martesa e saj ka përfunduar

Kim Kardashian rikthehet në Instagram – një detaj dëshmon se martesa e saj ka përfunduar
Burimi i fotografisë: Kim Kardashian/Instagram

Së fundmi, Kim Kardashian fshiu një foto të sajën nga llogaria në Instagram, ku u pa pa unazën e martesës.

Sipas Cosmopolitan, fotografia ishte shkrepur para se të bëhej publik lajmi se ajo dhe bashkëshorti i saj Kanye West po divorcoheshin – por Kim fshiu foton vetëm pasi fansat e saj vënë re unazën që mungonte.

Por tani, ajo është rikthyer në Instagram, duke publikuar një fotografi ku sërish u pa pa unazën e martesës, dhe kjo është një dëshmi, që në fakt martesës së saj i ka ardhur fundi, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

As Kim as Kanye nuk e kanë konfirmuar ndarjen publikisht, por thuhet se ata janë në bisedime për procesin e divorcit. /Insajderi.com