fbpx

Kim Kardashian rrëfen historinë, se si Kanye West bëri realitet një nga ëndrrat e saj

Kim Kardashian rrëfen historinë, se si Kanye West bëri realitet një nga ëndrrat e saj

Kim Kardashian është ndjerë gjithmonë e llastuar nga partneri i saj, Kanye West, duke qenë se herë pas here ai përgatit surpriza të ndryshme për të. Madje Kim u ka treguar të gjithëve një histori dhe ne na u mbush mendja se Kanye është bashkëshorti ideal. Kim ka rrëfyer se dikur ju premtua se do të kishte një kukull ‘barbie’ të personalizuar, por më pas kompania që do e realizonte e anuloi marrëveshjen. Duke qenë se West e kishte vënë re sa shumë ishte mërzitur partnerja e tij për këtë gjë, telefonoi kompaninë për të bërë një prototip vetëm për Kim. Sigurisht që kukulla u realizua menjëherë dhe ajo ka një fustan që Kim e ka veshur në një nga eventet e “Victoria’s Secret” shtatë vite më parë.

Megjithatë Kim nuk ka publikuar asnjëherë fotografi të kukullës, kështu që nuk është e qartë se si duket në të vërtetë.