Kim Kardashian rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Kim Kardashian rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Ylli i familjes Kardashian, Kim, është nënë e 4 fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Dy të fundit erdhën në jetë nga një nënë bartëse, për shkak të pamundësisë së Kim për të sjellë në jetë fëmijë të tjerë.

Me dy fëmijët e parë, ajo kishte një problem serioz me placentën.

Kim tregoi se në 1 vit e gjysmë, i është dashur të kryejë 5 operacione për të rregulluar dëmet e shkaktuara gjatë shtatzënisë.

Problemi i saj quhet “toxemia” dhe ndodh kur placenta nuk del jashtë, por rritet brenda trupit të femrës duke shkaktuar komplikacione të mëdha.

Kështu, asaj iu desh të ndërhynte 5 herë në trupin e saj për të rregulluar këtë problem.

Kjo është edhe një nga arsyet pse mjekët ia ndaluan Kim-it të sillte vetë në jetë një tjetër fëmijë.

Megjithëse kjo ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj, Kim tregon se është shumë mirënjohëse për fëmijët e saj.

“Jam shumë mirënjohëse për fëmijët e mi të bukur, nuk ka rëndësi se si erdhën tek unë, sepse ata erdhën tek unë. I jam shumë mirënjohëse nënave surrogate, jam shumë e lumtur për familjen time. Unë u rrita me shumë motra e vëllezër, do të përjetoja edhe njëherë të njëjtat dhimbje për të pasur vogëlushët e mi. Ja ka vlejtur e gjitha.”- ka thënë ajo.