Kim Kardashian thyen heshtjen për akuzat e bashkëshortit të saj Kanye West

Kim Kardashian thyen heshtjen për akuzat e bashkëshortit të saj Kanye West

Më në fund Kim Kardashian ka dhënë një deklaratë, në kohën kur akuzat e bashkëshortit të saj Kanye West po shkojnë duke u bërë më të rënda e më shokuese.

Deklarata e saj ka të bëjë me shëndetin mental të Kanye dhe përvojën e tij me sindromën e bipolaritetit, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Në disa shkrime të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Kanye ka kërkuar të divorcojë gruan e tij, pasi ajo ka shkuar në një dhomë hoteli me reperin Meek Mill.

Të gjitha këto “shpërthime” ndikuan që lajmi për divorcin e të dyve të përhapet në mëdia të ndryshme, mirëpo të gjitha këto lajmë janë mohuar nga Kim.

Në vend të kësaj ajo ka dhënë një deklaratë në llogarinë e saj personale në Instagram.

“Sikur shumë prej jush e dinë, Kanye ka sindromën e bipolaritetit. Kushdo që ka pasur këtë lloj syndrome, ose e ka përjetuar përmes një personi të dashur, e di sa e komplikuar dhe e dhimbshme është.

Unë nuk kam folur publikisht për këtë gjë dhe se si kjo na ka ndikuar, sepse dua të mbroj fëmijët dhe të drejtën e Kanye-t për privatësi.

Por sot mendoj që duhet të flasë hapur për këtë, për shkak të stigmës dhe keqkuptimeve për shëndetin mental. Ata që i kuptojnë problemet e shëndetit mental dhe të sjelljes compulsive e dinë që familja është e pafuqishme në këto raste, përpos nëse personi është i mitur.

Njerëzit që nuk e kuptojnë këtë mund ta gjykojnë këtë situatë dhe të mos e kuptojnë pamundësinë e familjes në këtë moment.

E kuptoj që Kanye është subjekt kritike, për shkak të të qenit figurë publike dhe se veprimet e tij mund të shkaktojnë opinione dhe emocione të forta.

Ai është një person brilliant por i komplikuar, që ka përjetuar humbjen e së ëmës dhe i është dashur të përballet edhe me izolimin që e ka ndikuar sindromën e bipolaritetit.

Ata që janë të afërt me Kanye-in e dinë zemrën e tij dhe e kuptojnë që fjalët e tij nuk përputhen me qëllimet.”/Insajderi.com