Kina i ka bërë thirrje Iranit dhe SHBA që të përmbahen pas sulmit në Arabinë Saudite

Kina i ka bërë thirrje Iranit dhe SHBA “të përmbahen” pas akuzave të Uashingtonit se Teherani është përgjegjës për sulmin në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Kina i ka bërë thirrje Iranit dhe SHBA që të përmbahen pas sulmit në Arabinë Saudite

“I bëjmë thirrje palëve të përfshira të përmbahen nga ndërmarrja e masave të cilat do të sjellin deri te përshkallëzimi i tensioneve në rajon. Shpresojmë se dyja palët mund të tregojnë përmbajtje dhe që së bashku ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Afërt”, ka thënë Hua Chunjing, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës në një konferencë për medie, me rastin e sulmit dhe akuzave amerikane dërguar Iranit.

Ajo ka thënë se në mungesë të hetimit të pakontestueshëm në bazë të cilit mund të nxirren përfundimet, nuk duhet të supozohet se kush është fajtor për atë sulm.

Tensionimet në mes të Iranit dhe SHBA tashmë kanë kërcënuar për konflikt direkt ushtarak në qershor kur Irani e rrëzoi një dron amerikan./Insajderi.com.