Kina i ka bërë thirrje SHBA të ndërpresin konfliktin me Huawei

Kina i ka bërë thirrje SHBA të ndërpresin “qërimin e hesapeve të pakuptimtë” me kompaninë Huawei dhe ta tërheqin kërkesën për ekstradim të drejtoreshës financiare të kësaj firme Meng Wanzhou nga Kanadaja.

Kina i ka bërë thirrje SHBA të ndërpresin konfliktin me Huawei

Zëdhënësi i ministrisë kineze të punëve të jashtme Geng Shuang ka thënë se Uashingtoni “po i injoron angazhimet serioze” të Pekingut për rastin e Meng Wanzhou, të akuzuar në SHBA se i ka gënjyer bankat mbi marrëveshjen e mundshme me Iranin.

“I bëjmë thirrje SHBA që menjëherë ta tërheqin urdhrin për arrestimin e Meng Wanzhou dhe të ndërpresin me këto kërkesa për ekstradim”, ka thënë Geng.

Meng është arrestuar më 1 dhjetor në qytetin kanadez Vankuver, ndërsa të mërkurën pritet dëgjimi për ekstradim.

“I bëjmë thirrje të fuqishme SHBA ta ndërpresin përleshjen e pakuptimtë me kompanitë kineze, duke përfshirë Huawei, dhe t’i trajtojë këto firma në mënyrë ndershëm të drejtë”, pretendohet në kumtesë të Ministrisë së punëve të jashtme të Kinës.

Në kumtesë shtohet se Pekini “do t’i mbrojë fuqishëm” kompanitë kineze, por nuk precizohet se si do të përgjigjej Kina në aktakuzën kundër Huaweit./Insajderi.com.