Kina ndërton një qendër të re karantinimi

Kina ndërton një qendër të re karantinimi
Burimi i fotografisë: AP Photo/Mark Schiefelbein

Një qytet në Kinën veriore po ndërton një strukturë karantine me 3,000 njësi për të përballuar një mbipopullim të parashikuar të pacientëve ndërsa rastet e COVID-19 rriten në prag të Vitit të Ri Hënor, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.

Media shtetërore të premten tregoi ekipet që rrafshonin tokën, derdhnin beton dhe grumbullonin dhoma të parafabrikuara në tokë bujqësore në një pjesë periferike të Shijiazhuang, kryeqyteti provincial i Hebei, i cili ka pasur rritjen më të madhe të rasteve me virus.

Kjo kujton skenat nga fillimi i vitit të kaluar, kur Kina ndërtoi me shpejtësi spitale në terren dhe shndërroi gjimnazet në qendra izolimi për të përballuar një shpërthim të atëhershëm  në Ëuhan, ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të 2019-tës. /Insajderi.com