Kina planifikon të krijojë hënën personale për ndriçim

Kina planifikon të krijojë hënën personale për ndriçim

 

Shteti i Kinës po planifikon të krijojë një hënë artificiale që do të ndriçojë qiellin dhe do të jetë gati deri në vitin 2020.

Qyteti Chengdu bëri publike planet për të zëvendësuar ndriçimin e dritave të qytetit me një hënë artificiale që do të ndriçojë në një diametër nga 10 deri në 80 kilometra përreth.

I ashtuquajturi ndriçim satelitor do të vendoset në qytetin jugperëndimor Chengdu dhe do të jetë 8 herë më i ndritshëm sesa hëna e vërtetë, sipas “Independent”.

Zyrtarët kanë zbuluar vetëm disa detaje mbi projektin, por thonë se ideja nxit turizmin dhe kursimin e parave nga ndriçimi.

Wu Chunfend, kryetar i Institutit të Kërkimeve të Sistemit të Mikroelektronikës së Shkencës dhe Teknologjisë Chengdu, zbuloi planin në një event në qytet më 10 tetor.

Ndërsa kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, Wu thotë se teknologjia është zhvilluar ndër vite me radhë dhe tani janë gati për të arritur planin.