Kina pritet ta shfrytëzoj teknologjinë e kriptovalutave

Kina pritet ta shfrytëzoj teknologjinë e kriptovalutave

Presidenti kinez, Xi Jinping tha se vendi duhet të përfitojë nga mundësia që ofron teknologjia Blockchain. Gjithashtu ai bëri thirrje për krijimin e Blockchain+, një platformë për aplikimin e teknologjisë në sektorë si edukimit, punësimi, ushqimi dhe siguria mjekësore.

“Duhet ta shohim Blockchain si një mundësi e artë për të nxitur inovacion të pavarur në disa fusha të teknologjisë”, tha Xi, duke shtuar se është e nevojshme që të zbatohet një bazë ligjore për sistemet ekzistuese të Blockchainit, përcjell Telegrafi.

Deklaratat e tij janë të parat lidhur me këtë teknologji.

Që nga viti 2017, kriptovalutat janë ndaluar nga Banka e Kinës edhe pse një e tillë po zhvillohet nga banka qendrore quajtur renminbi.