Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës raportoi të martën 17 raste të reja me Coronavirus.

Të gjitha infeksionet e reja u regjistruan në Yunnan, një provincë jugperëndimore në kufirin me Myanmar, raporton Reuters.

Yunnan ka regjistruar 90 raste me COVID-19 që nga 29 Marsi, shumica nga qyteti kufitar i Ruili.

NHC nuk ka specifikuar nëse përqindja në fjalë është nga refugjatët e Mianmarit, por 40 nga 90 rastet e reja të regjistruara që nga 29 Marsi janë shtetas Burma.

Tri lagje në Ruili janë shënuar si zona me rrezik të lartë. Qyteti po i nënshtrohet një fushate vaksinimi./Insajderi.com