Kinë: Akullorja del pozitive për COVID-19

Kinë: Akullorja del pozitive për COVID-19
Burimi i fotografisë: AP

Akullorja është zbuluar se është ndotur me COVID-19 në Kinë pasi tre mostra kanë rezultuar pozitive për virusin.

Autoritetet anti-epidemike në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me serinë e akulloreve, të cilat janë prodhuar nga “Tianjin Daqiaodao Food Company”.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë vulosur pasi mostrat që ajo dërgoi në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve këtë javë rezultuan pozitive për Coronavirus.

Hetimet fillestare epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë, duke përfshirë pluhur qumështi të importuar nga Zelanda e Re dhe pluhur hirrë të importuar nga Ukraina. /Insajderi.com