Kinë, bien importet dhe eksportet sërish

Kinë, bien importet dhe eksportet sërish

Tregtia e jashtme e Kinës vazhdoi të kontraktohet që prej muajit qershor, pasi ekonomia e dytë më e madhe në botë u ndikua nga tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Eksportet ranë me 1,3% në baza vjetore në 212,9 miliardë dollarë”, sipas të dhënave të  doganave kineze.Ndërkohë, importet ranë 7,3% muajin e kaluar në 161,9 miliardë dollarë.Eksportet shkuan më mirë se sa pritej nga analistët, ndërkohë që importet ranë më ndjeshëm sesa parashikimet.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping vendosën një ”armëpushim” në luftën e tyre njëvjeçare të tregtisë.Si pjesë e marrëveshjes, SHBA duhet të shtyjë vendosjen e detyrimeve doganore për importet mbi shifrën 325 miliardë dollarë të importeve kineze dhe të ngrejë disa kufizime ndaj gjigantit kinez të telekomunikacionit ”Huawei”.