Kino Armata nis platformë e edukimit joformal të filmit me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme

Kino Armata nis platformë e edukimit joformal të filmit me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme

Në kinemanë Armata do të mbahet platforma joformale edukative Neo School e cila përmes të cilës grupe të organizuara nxënësish do të përfshihen në shfaqje falas të filmave.

Nxënësit do të shikojnë filma dokumentarë ose të shkurtë mbi temat e 1. Shëndetit mendor, 2. Gjithëpërfshirjes, 3. Metodave të mësimdhënies dhe 4. Mjedisit. Ekipi kreativ i Kino ARMATA-së është duke bërë përzgjedhjen e filmave, shfaqjet e të cilëve do të përcjellën me ligjëratat e ekspertëve nga fushat e lartpërmendura.

Të gjithë udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit e interesuar për pjesëmarrje i lusim që deri më 27 shtator 2020 ta plotësojnë formën e mëposhtme, në mënyrë që Kino ARMATA të ju kontaktoj për hapat e mëtutjeshëm:

FORMA E APLIKIMIT: https://forms.gle/TZViPaZRkYcRsMXh7

Ky projekt është financuar nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut, dhe partnerët tjerë: www.goethe.de/relieffund./Insajderi.com