Kishte dal nga vetizolimi – mashtroi policinë se kishte leje dhe se gruaja i punonte në QKUK

Kishte dal nga vetizolimi – mashtroi policinë se kishte leje dhe se gruaja i punonte në QKUK

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili kishte dal nga vetizolimi dhe kishe mashtruar, policinë se posedon leje qarkullimi dhe se bashkëshorten e ka staf mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Gazeta Insajderi.

“01.04.2020-20:40 Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Mirëpo pas kontrollit që është bërë në stacionin e policisë, i dyshuari ka qenë në listën e personave të vetizoluar.

“Më datën e lartcekur në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com