Rrëfimi Muhamed Veliut – vdekjet dhe jetët e shpëtuara në Thumanë, raportimet më të vështira në këto 17 vite si gazetar

Rrëfimi Muhamed Veliut – vdekjet dhe jetët e shpëtuara në Thumanë, raportimet më të vështira në këto 17 vite si gazetar

Mëngjesi i 26-të nëntorit të këtij viti do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, në veçanti nga banorët e Durrësit dhe Thumanës.

Tërmeti me magnitutë 6.4 shkallë të Rihterit ua mori jetën 51 personave ndërsa la me qindra njerëz të lënduar dhe shkaktoj dëme të mëdha materiale.

Atë ditë gazetarit politik të Top Channel, Muhamed Veliut – iu desh të mbulonte intensivisht tërmetin nga Thumana. Pa gjithçka, shumë lot, trishtim dhe humbje të mëdha. Veliu kishte misionin më të vështirë, i duhej të raportonte për çdo lëvizje, për çdo trup të pajetë që po nxirrej nga rrënojat – në të njëjtën kohë me shpresën se dikush do të gjendej i gjallë.

Se ky ishte raportimi më i vështirë, më i rëndë që kishte bërë ndonjëherë, e thotë vet Veliu në intervistën dhënë për Gazetën Insajderi.

Ndiqni rrëfimin e plotë: