Zonja e Parë Melania Trump sërish ka marrë gjithë vëmendjen e medieve shkaku i veshjes saj të shtrenjtë, me rastin e një organizimi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për ‘PresidentialSites’.
Melanie, i’u fut kopshtarisë, e veshja e saj ekstravagante nuk kishte si të mos bie në sy, por kësaj radhe jo për të mirë.
Takat 12 centimetërshe Christian Louboutin dhe fundi që kapte shifrën prej 4000 $.
Akoma pa përfunduar procedurën e mbjelljes së fidanit, Melania u bë cak i kritikave e shakave.
Ays Flower, eksperte e kopshtarisë, shprehet me ironi sa i përket veshjes së Zonjës së Parë, duke i cilësuar gabim të mbathurat me taka, derisa për fundin nuk thotë së është ndonjë gjë krejt e jashtëzakonshme.
E sapo Melania, përfundoi mbjelljen e fidanit, u largua së bashku me shoqëruesit e saj, gjë që nuk mbeti pa reagime.
“Edhe Mbretëresha, rri deri sa fidani të ujitet”, është shprehur ekspertja e kopshtit.
Ndërsa, në llogarinë sociale, Melanie nuk ngurroi të ndajë imazhe nga mbjellja e fidanit në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, duke treguar kontributin e dhënë në këtë drejtim si Zonjë e Parë.