Kishte rënë nga 8 metra lartësi gjatë punës – punëtori nga Ferizaj kërkon kompensim

Kishte rënë nga 8 metra lartësi gjatë punës – punëtori nga Ferizaj kërkon kompensim

Kryesisht rri i shtrirë, e kurdo që i duhet të lëvizë, këtë nuk mund ta bëjë pa ndihmën e familjarëve dhe pa paterica.

Në këtë gjendje, Mentor Ramadani është që nga 10 tetori i vitit 2016, njofton Klan Kosova. Atëbotë, 31 vjeçari nga Ferizaj, ishte aksidentuar në vendin e punës, duke rënë nga një lartësi prej rreth 8 metrash.

Ramadani kishte punuar për dhjetë muaj në kompaninë “EuroAbi” në Viti , pa kontratë pune.

E tash për ta kërkuar kompensimin, i është drejtuar Gjykatës Themelore në Ferizaj. Në këtë të fundit, të enjten, punëdhënësi, Kadrush Rexhepi, si i paditur u pyet për sigurinë në punë.