Kishte udhëtuar me flamur kombëtar në Thorshavn – nuk i lejohet ta shpalosë

Kishte udhëtuar me flamur kombëtar në Thorshavn – nuk i lejohet ta shpalosë

Flamuri kombëtar shqiptar nuk është lejuar të vendoset në stadiumin Torsvollur të Ishujve Faroe. Një tifozi që kishte marrë udhën e largët për në Ishujt Faroe për të mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve, nuk i ishte lejuar ta shpalos flamurin kombëtar, raporton Insporti

Në stadiumin ‘Torsvollur’ në qytetin e Thorshavnit, pas pak do të fillojë ndeshja në mes të Ishujve Faroe e Kosovës, e vlefshme për grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.Flamuri kombëtar nuk është lejuar të vendoset në tribunat qendrore, nga zyrtarët e këtij takimi, raporton Insporti nga Ishujt Faroe.

Pjesa e tribunës ku nuk është lejuar të vendoset flamuri i ShqipërisëSipas një sqarimi nga zyrtari i UEFA-s, transparentët dhe flamujt e mysafirëve mund të vendosen vetëm në tribunën për mysafirë.Kjo për shkak se nuk lejohet që ato të vendosen në tribunën qendrore, në hapësirën e reklamave.Pjesën e tribunës ku mund të vendosen flamuri i Shqipërisë, dhe ai Kosovës mund ta shihni në foton më poshtë. /Insporti.com