Kjo 23-vjeçare ka 11 foshnje tashmë dhe dëshiron të ketë shumë më tepër

Kjo 23-vjeçare ka 11 foshnje tashmë dhe dëshiron të ketë shumë më tepër

Imagjinoni që jo një por njëmbëdhjetë fëmijë të kërkojnë vëmendjen tuaj në të njëjtën kohë. Kjo është jeta e Christina Ozturk, një grua 23-vjeçare dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur. Në fakt, ajo është aq e dashuruar me fëmijët, sa po planifikon të ketë një familje edhe më të madhe.

Bright Side intervistoi nënën e re për të ndarë një vështrim të shkurtër të jetës së saj, transmeton Insajderi.

Kur Christina ishte 17 vjeçare, ajo pati fëmijën e saj të parë, Victoria. Ajo ishte një nënë e vetme, por jeta e saj ndryshoi kur ajo u takua me tani bashkëshortin e saj ndërsa ishte me pushime. Sipas saj, ai u dashurua në shikim të parë dhe i kërkoi asaj të martohej me të dhe të kishte shumë fëmijë.

Shumica e fëmijëve të Christina kanë lindur në të njëjtën kohë dhe janë në të njëjtën moshë! Meqenëse është e pamundur, të kesh kaq shumë fëmijë në të njëjtën kohë, ajo dhe burri i saj vendosën për nënë surrogate për të ndërtuar shpejt një familje të madhe. Edhe nëse nuk i lindi të gjithë, ajo është përsëri mamaja e tyre biologjike. Çifti dëshiron të ketë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, por ata ende nuk kanë planifikuar një numër të saktë.

Partneri i saj milioner 56 vjeçar është një super baba i cili sigurohet që nevojat e të gjithëve të plotësohen në familje. Për të ndihmuar që Christina të kujdeset për fëmijët në mënyrën më të mirë, ata kanë dado dhe disa ndihmëse.

Christina na tregon se ajo dhe burri i saj kanë ndarë përgjegjësitë midis tyre. Ai kujdeset për punën dhe ajo kujdeset për fëmijët. Ata shkojnë në shëtitje, luajnë lojëra dhe shikojnë filma rregullisht me fëmijët. Ata kanë rezervuar fundjavat për një kohë cilësore të familjes dhe pavarësisht nga dita, familja sigurohen që të hanë vaktet e tyre së bashku. /Insajderi.com