Kjo është 13-vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit në Pejë

Kjo është 13-vjeçarja që humbi jetën pas aksidentit në Pejë

A.Berisha 13 vjeçe nga Krysheci i Pejës ka mbetur e vdekur pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë, ajo për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve që kishte pësuar.

Policia e Kosovës, për rajonin e Pejës, kanë njoftuar mbrëmë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Kryshec ndërsa nga aksidenti, ka humbur jetën një vajzë e mitur.

“Viktima është dërguar në Spaitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin policor.

Policia njofton se vozitësi që e ka goditur të miturën ka njoftuar policinë dhe më pas është dërguar në Stacionin Policor në Pejë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit. /Insajderi.com