Kjo është autorja e re e emisonit “E diell”

Kjo është autorja e re e emisonit “E diell”

Nisin ndryshimet e para për sezonin e ri, në Top Channel.  Programi “E diell” me një autore të re.

Ishte vetë producenti i programit Edi Manushi, i cili i ftuar në programin veror “Pushime on Top”  dha lajmin se sezonin e ri autore e “Diell” do të jetë Olsa Muhameti.

 

“Ne jemi një program me dinamikë dhe marrim gjithmonë njerëz të rinj, kësaj here është autorja e Pushime On Top ajo që I bashkohet ekipit. Olsa ti e di që mua më pëlqen sporti dhe kjo është një kohë merkatosh, Olsa është blerja e Diell për sezonin e ri”

 

Më herët Olsa Muhameti, ka qenë autore e formateve të tjera të suksesshem në Top Channel, ajo ka realizuar dy edicione të “Pushime on Top” dhe ka qenë në krye të sezonit të parë të “Hell’s Kitchen Albania” . Autorja e re e së “Diellës” u shpreh në program, e ftuar rastësisht nga vete Manushi se; “Kjo është një sfidë shumë e madhe, por që e pranova me shumë dashuri”

Sa I takon ndryshimeve të tjera që do të prek këtë program, është ende herët  për të folur, ajo që dihet me siguri është se Manushi do të vazhdojë të jetë prezantuesi i së diellës, ndërkohë që do të jetë edhe producenti i saj.