Pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, përpos detajeve të tjera, d" />

Kjo është data e zgjedhjeve – Flet Shpend Ahmeti

Kjo është data e zgjedhjeve – Flet Shpend Ahmeti

Pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, përpos detajeve të tjera, dha edhe një datë për zgjedhje, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai përveç që tregoi se kanë qëndrime më të përafërta me AAK-në, tha se janë dakorduar që më 22 gusht të gjitha partitë të jenë të sallën e kuvendit për ta shpërndarë atë.

Ndërsa dha një datë për zgjedhje.

“Si duket data e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori” ka thënë Ahmeti.

Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka ftuar në takim edhe të parin e NISMA-së Fatmir Limaj si dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky takim vjen pas lajmeve që PSD dhe AAK, pritet të bëjnë koalicion parazgjedhor./ Insajderi.com