Kjo është deklarata e Fitore Pacollit për nënën e Ramush Haradinajt që po nxit reagime të ashpra nga AAK

Kjo është deklarata e Fitore Pacollit për nënën e Ramush Haradinajt që po nxit reagime të ashpra nga AAK

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli derisa ka folur për situatën me shëndetësinë në vend, ka përmendur edhe nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që ishte dërguar për shërim jashtë vendit, dhe kreun e LDK’së, Isa Mustafën.

Pacolli ka deklaruar se edhe vetë ish-kryeministrat të afërmit e tyre i kishin dërguar për të marrë trajtim mjekësor jashtë vendit, derisa aty përmendi nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kur minsitri Vitia ka shkuar në Ministri nuk ka pasur masa rezervë. E kur nuk i ke ato rezerva nuk e di se si mund të funksionosh si shtet. Tash më kujtohet se e patëm kundërshtuar kur kryeministri Haradinaj në atë kohë e kishte dërguar nënën e tij për shërim jashtë shtetit, dhe kjo u pat ngritë si dilemë por nuk është diskutuar shumë. Paramendo në një vend evropian kur një kryeministër e dërgon prindin e tij apo veten për shërim jashtë shtetit, e kemi edhe zotin Mustafa që kishte shkuar për shërim jashtë shtetit. Qytetarët nuk e kanë një mundësi të tillë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mendësi”, deklaroi Pacolli.

Kjo deklaratë e deputetes së Vetëvendosjes ka nxitur reagime të ashpra në AAK.

Deputeti i Aleancës, Rasim Selmanaj e ka quajtur shizofrene politike e të pashpirt Pacollin.