Kjo është deklarata e Sokolit për trajnerin e ri të Prishtinës

Kjo është deklarata e Sokolit për trajnerin e ri të Prishtinës

Bylbyl Sokoli është larguar nga bankina e Prishtinës pas vetëm dy xhiro si kryetrajner i klubit, raporton Insporti.com.

Largimi i Sokolit ka ardhur pas një dëmtimi në gjurin e tij të djathtë dhe këtë e ka bërë të ditur në konferencën e jashtëzakonshme që u zhvillua në zyret e klubit para pak qastesh.

Trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi për arsye shëndetësore derisa drejtimin e skuadrës do ta marr Armend Dallku.

Lajmi konfirmohet nga anëtari i kryesisë së klubit, Ahmet Kurtolli.

“Kjo që na ndodhi me Sokoli ka qenë e papritur edhe për neve. Ne do të bëjmë plane të tjera me Sokolin. Sa i përket trajnerit të ri, ne do të jemi të orientuar nga kuadrot e klubit. Armend Dallku do të jetë pasuesi i tij”, ka deklaruar Ahmet Kurtolli, përcjell Zëri.info.

Për Dallkun ka folur edhe Sokoli.

“Dallku ka një karrierë të jashtëzakonshme ka mbi 60 ndeshje me kombëtaren shqiptare sa e sa loje tjera ndërkombëtare, ishte edhe pjese e Prishtinës dhe e njeh mjaft mirë. Pra Prishtina nuk po mbetet ne duar te huana por të një profesionisti”, vlerësoi Bylbyl Sokoli.Sokoli ishte zëvendësuesi i Mirel Josës, duke ardhur në krye të bankinës së Prishtinës për herë të dytë. Sokoli në ndeshjen e parë pësoi humbje me Llapin, ndërsa në ndeshjen e dytë ndaj Trepçës 89′ arriti të kthehej në kryeqytet me pikët e plota.

Pankinën e Prishtinës do ta drejtojë Armend Dallku së bashku me shtabin teknik aktual.

“Bardhekaltërtit” të nesërmen zhvillojnë derbin e javës së pestë të IPKO Superligës së Kosovës ndaj Gjilanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:00.

Prishtina aktualisht renditen në pozitën e 11-t me vetëm katër pikë të grumbulluara me një ndeshje më pak të zhvilluar. / Insporti.com/

Konferenca e jashtëzakonshme e FC Prishtina

Gepostet von Insporti am Samstag, 21. September 2019