Të premten mund të aplikoni për tërheqjen e 10% të trustit

Të premten mund të aplikoni për tërheqjen e 10% të trustit

Të premten nga ora 15:00 do të hapet sistemi online për aplikimin e tërheqjes 10% të kursimeve në trustin pensional.

Kjo do të bëhet e mundur pas votimit të projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

Përfaqësuesi i Trustit pensional, gjatë konferencës për media bashkë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, tha se aplikimi do të jetë i thjeshtë përmes web-it www.trusti10.com.

“Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë, numri personal dhe llogaria bankare, i lusim qytetarët që këto të dhëna të jenë të sakta. Në bazë të planifikimeve, presim që shumë shpejtë të bëhen edhe pagesat, para datës 22-24, të dalin pagesat për një pjesë të madhe të qytetarëve, para festave”, tha ai. /Insajderi.com