Oferta e LDK-së për Vetëvendosjen, sipas Lutfi Hazirit

Oferta e LDK-së për Vetëvendosjen, sipas Lutfi Hazirit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk pranon të heqë dorë nga pozita e presidentit, atëherë duhet të heqë dorë nga pozita e shefit të qeverisë.

Sipas kësaj, nënkupton që LDK është e gatshme t’ia japë VV-së presidentin e kryeparlamentarin, dhe ta marrë kryeministrin për vete.

“Nëse mendon VV që ne jemi keq në këtë raport, kemi thënë që mundet edhe me u ndërru. Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit me president. Cdo zotimi që kemi me marrë, ne kemi me iu përmbajt”, ka thënë ai. “Negociatat me VV-në janë pa kushte”.