Kjo është gjendja e të lënduarve pas shpërthimit në Ferizaj

Kjo është gjendja e të lënduarve pas shpërthimit në Ferizaj

Gjendja e të lënduarve pas shpërthimit në Ferizaj cilësohet të jetë stabile, njofton Insajderi.

Por, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, tha se me këtë nivel të djegies ata janë të rrezikuar.

“Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka për klankosova.tv.

Të martën në Ferizaj ka shpërthyer një bombole ku mbetën të lënduar mbi 40 persona.

Sipas drejtorit të Kirurgjisë Plastike, Zejn Buja, 14 persona kanë pranuar mjekim dhe janë futur në operacion. /Insajderi.com