Kjo është gjendja shëndetësore e dy grave shtatzëna që dyshohet se u helmuan nga zarfet e Serbisë

Kjo është gjendja shëndetësore e dy grave shtatzëna që dyshohet se u helmuan nga zarfet e Serbisë

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindira Ajazaj-Berisha, ka dhënë detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të punonjësve të KQZ-së që dyshohet se pësuan reaksione alergjike nga zarfet e votave nga Serbia

Lindira Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive momentalisht janë duke u trajtuar 11 pacientë nga ky rast, 9 femra 2 prej të cilave janë shtatzënë dhe 2 meshkuj të tjerë, njofton Klan Kosova.

”Pacientët duhet të qëndrojnë në klinikë, duhet të observohen dhe në momentin që ne e shohim se gjendja e tyre është për të shkuar në shtëpi do të lirohen”.

Ajo ka treguar se gjendja shëndetësore e dy grave shtatzëna është stabile.

”Sa i përket shtatzënave sot kemi marrë mendim edhe tek gjinekologu, e sipas tij gjendja  shëndetësore edhe shtatzënës është e mirë por edhe e fëmiut po. Në Klinikën Infektive nuk kemi pranuar më parë pacientë me reaksione të tilla nga ky rast”, ka thënë Ajazaj-Berisha.