Kjo është gjendja shëndetësore e Hotit pas infektimit me COVID-19

Kjo është gjendja shëndetësore e Hotit pas infektimit me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Por këtë këshilltari i Hotit, Visar Berisha, ka thënë se shëndeti i Hotit është stabil, njofton Insajderi.

“Hoti ka paralajmëruar se do të punojë nga shtëpia. Shëndeti i tij është shumë i mirë, ai është me kapacitet të plotë të punës së tij përmes platformave online. Nuk ka asnjë kufizim në punën e tij. Të gjithë ne po punojmë nëpër shtëpitë tona”, ka thënë Berisha.

Ka pasur shumë polemika sa i përket testimit të Hotit dhe publikimit të rezultatit në një kohë shumë të shkurtër. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që Hoti të shkarkohet sepse sipas saj ai nuk është vetizoluar pas testimit.

Berisha në edicionin e lajmeve për Klan Kosova ka sqaruar se pas një “kolle të lehtë”, Hoti, ka caktuar termin që rreth orës 15:30 ta bëjë testin për COVID-19.

Sipas tij, orarin dhe gjithçka tjetër e ka caktuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Më pastaj, ai është vetizoluar dhe pas kumtimit të rezultatit e ka bërë publik atë, duke vazhduar vetizolimin.

“Kryeministri gjatë mesditës kishte shfaqur një kollë të lehtë. Është caktuar një termin për testim rreth orës 15:30, ai është paraqitur dhe menjëherë është vetizoluar. Pastaj ai ka bërë publik lajmin se ka rezultuar pozitiv dhe prej atëherë është në vetizolim. “Hoti nuk e ka caktuar as orën dhe as ditën se kur do të testohet. Nga instituti është caktuar ora dhe dita”. Visar Berisha ka thënë se reagimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila ku ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Avdullah Hoti, ka qenë për keqardhje”, tha Berisha. /Insajderi.com/