Kjo është hera e tretë që Emina Çunmulaj bën testin për COVID-19

Kjo është hera e tretë që Emina Çunmulaj bën testin për COVID-19

Në fund të korrikut, modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ndau me ndjekësit e saj momentin teksa ajo po bënte shtrisën për testin e Coronavirusit – kjo njëherësh ishte edhe hera e dytë që po testohej, njofton Insajderi.

Në të dy herët që modelja u testua, ajo kishte rezultuar negative për virusin. E tani ajo po testohet për herën e tretë, dhe kjo jo për arsye se ka simptoma ose ndonjë rast kontakti me dikë që ka testuar pozitiv.

Kësaj here ishte më shumë si procedurë, sepse modelja planifikon të udhëtojë drejt Malit të Zi – dhe ky është një kriter që shteti ka vënë në fuqi për këdo që kalon kufirin.

No description available.

Siç e do zakoni, ajo gati çdo vit, udhëton drejt Malit të Zi prej edhe nga vjen. Shkuarja e modeles në Mal të Zi përkon edhe me zgjedhjet në shtetin fqinj, ku Çunmulaj është treguar shumë aktive duke kërkuar që të votohet lista e partive shqiptare. /Insajderi.com