InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë. Në këtë dokumentar z" />

Kjo është historia 100 vjet e vjetër që po e imitonte Murat Jashari i “Syrit të Popullit”

Kjo është historia 100 vjet e vjetër që po e imitonte Murat Jashari i “Syrit të Popullit”

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit”.

Nga minuta 5:00 e tutje zbuloni se cila është ajo histori mbi 100 vjet e vjetër e të cilën po tentonte ta imitonte Murat Jashari i organizatës terroriste “Syri i Popullit” kur tentoi ta vriste avokatin e njohur kosovar.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, Azem Vllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat dhe Prokurori Sylë Hoxha  zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare