Kjo është java që i vogli i saj do të vinte në jetë – Chrissy Teigen i nënshtrohet një operimi pas abortit

Kjo është java që i vogli i saj do të vinte në jetë – Chrissy Teigen i nënshtrohet një operimi pas abortit

Chrissy Teigen foli hapur mbi atë që do të kishte qenë data e lindjes së djalit të saj Jack, të cilin e humbi pas 20 javësh të shtatzënisë në shtator, njofton Insajderi.

Modelja, 35 vjeçare, zbuloi në Instagram më 30 shtator se ajo dhe burri John Legend pësuan një humbje të shtatzënisë, duke shtuar se ata planifikuan ta quanin djalin e tyre Jack.

Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Luna Simone, 4 vjeçare dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeçar.

Të mërkurën, Teigen shkroi në Twitter se ajo ndihet pak keq pasi i vogli Jack dod të kishte lindur këtë jave.

Ajo shton, “me të vërtetë ndiej goditje në bark, por nuk është ndjenjë fantom. Do të bëhem operacion për endometriozë nesër… ajo që ndjej është saktësisht si goditje fëmijësh”. /Insajderi.com