Kjo është kënga që theu rekord në Guiness

Kjo është kënga që theu rekord në Guiness

Këngëtarja kryesore e grupit të vajzave koreane “BLACKPINK”, Rose, ka vendosur shpejt e shpejt dy rekorde “Guinness” me këngën e saj të fundit solo.

Rose debutoi si anëtare e grupit me katër pjesëtare në vitin 2016. Në muajin mars, ajo publikoi projektin e saj të parë solo “R”, pjesë e së cilit janë këngët “On the Ground” dhe “Gone”, raporton “W Magazine”, transmeton Insajderi.

“On the Ground”, kënga kryesore debutuese e këngëtares me origjinë nga Korea dhe e lindur në Zelandën e Re, u certifikua si videoja muzikore më e klikuar në “YouTube” në 24 orët e para të publikimit nga një artist solo K-pop, me 41.6 milionë shikime.

Këtë rekord e mbante më parë hiti i vitit 2012 nga Psy, “Gangnam Style”, me 36 milionë shikime.

Rose  po ashtu ishte artistja e parë që kryesoi në tabelën “Billboard Global” si këngëtare solo, ashtu edhe si grup.

Ajo arriti numrin një në “Global Billboard 200” dhe “Billboard Global Excl”. SHBA me “On the Ground” më 27 mars, pasi kryesoi vitin e kaluar në “Global Excl”. US me “Lovesick Girls” me grupin “BLACKPINK”.

Përveçse në “Billboard Global”, kënga e Rose e kënduar në gjuhën angleze ka arritur në top listat muzikore anembanë globit. /Insajderi.com