Kjo është kupa e Ipko Superligës – Ndryshe edhe këtë sezon

Kjo është kupa e Ipko Superligës – Ndryshe edhe këtë sezon

Ekipi nga Gjilani, Drita, ka arritur që të shpallet kampion i Kosovës në futboll në javën e kaluar, por ata sot kanë marrë kupën në duart e tyre, duke festuar titullin kampion, për herë të tretë në histori të klubit.

Kupa e Ipko Superligës duket ndryshe nga sezoni paraprak, ndërsa edhe kupa e sezonit paraprak, dukej ndryshe nga ajo e para dy viteve, duket se në çdo sezon kupa po ndryshohet nga FFK, raporton Insajderi.

Për Dritën ka pak rëndësi forma e kupës, prandaj edhe është raportuar se 50 makina e tifozë nga Gjilani, kanë udhëtuar për në Suharekë, për të festuar ngritjen e kupës nga lojtarët e tyre./Insajderi.com.