Kjo është lidhja e vëllait të presidentit Thaçi me drogën

Kjo është lidhja e vëllait të presidentit Thaçi me drogën

Në fund të vitit 2018 si pjesë e një grupi që u kapën me  më shumë se 100 kilogramë heroinë ishte edhe Enis Qerka. Është hiç më pak se sa shoferi i vëllait problematik të Presidentit Hashim Thaçi, Ganiut.

Vëllai i madh i Presidenti më vonë e mohoi se e kishte shofer Qekën, derisa në të njëjtin aksion për çudi u rezervua edhe Policia e Kosovës.

Pak kohë para këtij aksioni Policia kishe thirru edhe konferencë për arrestimin e disa shtetasve shqiptarë, por nuk e bëri këtë për shoferin e Gani Thaçit.

VIDEO

E lidhja e Thaçëve me drogën është e kahershme, thonë raportet ndërkombëtare të inteligjencës, dhe të tjera. “Në raportet konfidenciale që mbulojnë më shumë se një dekadë, agjencitë e dedikuara për luftimin e drogës në të paktën pesë vende e kanë përmendur Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës”  që ata ushtojnë kontroll brutal mbi tregtinë e heroinës”, thotë Dick Marty në raportin e tij.

InDoks në dokumentarin “Drogë& Censurë” ka bërë një hulumtim të gjerëpër fenomenin e drogës në Kosovë.

Dokumentarin e plotë e gjeni këtu!

VIDEO