Kjo është lista e qyteteve në vendvotimet e të cilave do të ketë rinumërim të votave

Kjo është lista e qyteteve në vendvotimet e të cilave do të ketë rinumërim të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje me votë unanime ka miratuar sugjerimin e përfaqësuesit të Qendrës së Numërimit, Burim Ahmetaj, për rinumërimin e mbi 300 vendvotimeve, për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.

Një gabim në shtypjen e formularëve të cilët janë përdorur në ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ka çuar në marrjen e vendimit që të rinumërohen gjithsej 313 vendvotime në tërë vendin.

Vendi ku do të hapen më së shumti kuti për rinumërim është Prishtina. Aty do të rinumërohen gjithsej 42 vendvotime.

Pas Prishtinës është Prizreni, ku do të hapen 26 vendvotime për rinumërim.

Në Gjilan, Istog, Lipjan e Leposaviq janë vetëm nga një vendvotim në të cilin do të rinumërohen votat.

Se formularët janë shtypur gabimisht dhe votat në 313 vendvotime do të rinumërohen e ka konfirmuar të mërkurën edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë”, ka thënë Daka

Ajo, po ashtu, ka bërë të ditur se këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë.

“QNR i ka zbulu 313 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 313 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.

Rekomandimi është votuar me shumicë nga të gjithë anëtarët e subjekteve politike të KQZ-së.

Lista e plotë: