Kjo është loja më e popullarizuar në Prishtinë

Kjo është loja më e popullarizuar në Prishtinë

Sony Playstation Babella është “playstation” më i ri në Prishtinë, e kjo dëshmon që ky lloj i video lojërave është shumë i pëlqyer në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë.

Numër i madh i vendeve ku luhet “playstation” në vendin tonë tregon ma së miri për numrin e madh të kërkesës për këto lloje të lojrave, si FIFA e të tjera.

Për t’ju përgjigjur kërkesave të shumta për këto video lojëra është hapur edhe Sony Playstation Babella, “playstation” më i ri në Prishtinë.

Sony Playstation Babella përkujdeset që përveç pajisjeve të cilat sigurojnë një përformance sa më të mirë që ofron pamje me rezolucion 4k, ofron edhe një ambient tejet komod ku mund të ndiheni sa më rehat për të shijuar lojën tuaj të preferuar.

Po ashtu Sony Playstation Babella ofron edhe rregullimin e modeleve PS3 dhe PS4.

Sony Playstation Babella gjendet në lagjen Ulpianë afër shkollës fillore Hasan Prishtina, Rr. Ali Pordimaj.