Kjo është mënyra për të shikuar se çfarë informacioni Facebook ka rreth jush

Kjo është mënyra për të shikuar se çfarë informacioni Facebook ka rreth jush

Facebook ju vëzhgon dhe falë një funksioni të ri të prezantuar së fundi tashmë është e mundur të shikoni sesi rrjeti social gjurmon aktivitetin tuaj.

Rrjeti social Facebook lançoi ditën e Marte “Off-Facebook Activity”. Me këtë mjet përdoruesit mund të shohin një listë uebsajtesh, aplikacionesh dhe dyqanesh fizike që Facebook e di se i keni vizituar.

Mjeti i ri është një premtim i vjetër i CEO të Facebook Mark Zuckerberg i cili u betua në 2018-ën se do të ndërtonte një mjet për përdoruesit e Facebook ku mund të pastrojnë këtë historik.

Atë kohë rrjeti social Facebook ishte në mesin e një skandali si ai i Cambridge Analytica. Gjurmuesi tregon se ku Facebook ka marrë informacion rreth jush në 180 ditët e fundit. Informacionin e merr nga partneritetet e reklamimit me palë të treta të cilat vullnetarisht i tregojnë rrjetit social identitetet e personave që i vizitojnë.

Ja sesi të aksesoni mjetin e ri

  1. Shkoni në Facebook Settings dhe zgjidhni “Your Facebook Information
  2. Nën opsionin “Your Facebook Information,” zgjidhni opsionin “Off-Facebook Activity.”
  3. Këtë informacion mund ta aksesoni edhe thjeshtë duke klikuar në këtë lidhje direkt.
  4. Një baner me disa uebsajte e aplikacione që Facebook e di se i keni përdorur do të shfaqen.
  5. Klikoni mbi njërën ikonë për të parë listën e plotë të aktivitetit
  6. Në këtë listë një buton “Clear History” do të shfaqet ku mund të fshini informacionin e ruajtur nga Facebook në 180 ditë
  7. Në rastin tonë 184 aplikacione kanë ndarë historikun e shfletimit me Facebook.