Kjo është modelja e njohur që fiton 900,000 euro nga fotot ne Instagram

Kjo është modelja e njohur që fiton 900,000 euro nga fotot ne Instagram

Shumë të rinj në vitin 2019 ndjejnë sikur po punojnë shumë dhe nuk po paguhen. Megjithatë, ka disa njerëz që po fitojnë shuma të mëdha parash nga një lloj pune, që deri kohët e fundit nuk ka ekzistuar.

Abigail Ratchford është shembulli më i mirë – e cila fiton 900,000 euro në vit nga fotografitë që i publikon në Instagram dhe Snapchat.

27-vjeçarja ka 9.1 milionë ndjekës në Instagram dhe fiton rreth 8,000 euro për një postim, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe prej pjesës tjetër të botës, që duhet të lënë alarmin në mëngjes për t’u zgjuar për punë, të punojnë 8 orë ose më shumë, të dëgjojnë budallallëqe të ndryshme dhe të fitosh jo më shumë se 500 euro në muaj.

Ndërkohë, Abigail thjeshtë vesh një palë rroba të reja, pozicionohet për të bërë foto, i publikon ato në Instagram me ndonjë përshkrim, dhe taraaam, 8,000 euro në konto.

Modelja nga SHBA fiton para duke pozuar me rroba të brendeve të ndryshme dhe në vende ekzotike, të cilave u bënë reklamë përmes agjencive të ndryshme.