Kjo është oferta e Vetëvendosjes për bashkëqeverisje me LDK-në

Kjo është oferta e Vetëvendosjes për bashkëqeverisje me LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se oferta e VV-së ndaj LDK-së për bashkëqeverisje ka të bëjë me ndarjen e ministrive në mënyrë të barabartë.

“Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5”, ka thënë Konjufca.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV-së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.