Kjo është performanca “zjarr” e Jonida Maliqit në Eurovizion [VIDEO]

Kjo është performanca “zjarr” e Jonida Maliqit në Eurovizion [VIDEO]

Jonida Maliqi u ngjit sërish në festivalin e Eurovizion ku për të dytën herë dhuroi emocione. Ajo ia doli me sukses të mbyllte performancën e saj në këtë finale. Mes skenës elektrizuese dhe zërit të saj potent Jonida përcolli shumë emocione.

Ajo këndoi e dyta në rradhë dhe tashmë pritja do të duket paksa e gjate për rezultatin final. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë me kodin 02 nëse Jonida është e preferuara e tyre.

Në një përllogaritje të votave të jurisë si dhe televotimit do të përcaktohet renditja e saj.