fbpx

Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e FIFA-s pas sukseseve të fundit

Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e FIFA-s pas sukseseve të fundit

Është publikuar renditja e re e FIFA-s. Përfaqësuesja e Kosovës tani është ngritur në pozitën e 121-të me 1149 pikë, duke e përmirësuar për 6 pozita renditjen e saj.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur për 4 pozita dhe tani renditet e 66-ta, me 1362 pikë.

Renditjen e kryeson Belgjika me 1746 pikë, e pasuar nga Franca, Brazili e Anglia, të cilat edhe në renditjen paraprake ishin në katër pozitat e para.